Mbledhja e sotme e KQZ-së është shoqëruar me replica të ashpra mes kryetarit Klement Zguri dhe nënkryetarit Denar Biba.

Kjo, për shkak se Zguri, pas një mesazhi të marrë nga Gazmend Bardhi, sipas Bibës, ka kërkuar hapjen e kutive të votimit.

Biba tha se kjo është një kërkesë për të hedhur në erë procesin zgjedhor të 30 qershorit.

Zguri: Ti nuk hidhesh në erë,

Biba: Mua s’ka perëndi të më hedhë në erë jo ti. Të fala Gazment Bardhit. Populli e di shumë mirë çfarë ka ndodhur, edhe ata që shkuan në plazh e dinë fare mirë. Edhe unë e kam ngritur dorën (për votë pro) por është tjetër gjë të hetosh pjesëmarrjen dhe tjetër të hapësh të gjitha kutitë. Këto zgjedhje nuk do mbarojnë kurrë nëse hapen të gjitha kutitë

Zguri: Nuk më bezdis fare, nuk më krijon asnjë lloj gudulisje

Biba: Ti nuk doje këtë proces dhe në fund fare çfarë do të bësh, do ta sabotosh? Nuk ta gjykoj dot, nenet t’i gjen Gaz Bardhi ty. TI në fillim këtë doje, këtë që dua edhe unë, por të erdhi një mesazh edhe ndryshove qëndrim.

Skënderi- Ruani etikën

Zguri: Unë po flas, ju futeni tek fjala ime

Biba: Unë jam dakord të hetohet që nga ai tek dera por jo të hapen të gjitha kutitë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re