Kryeministri Edi Rama ka replikuar me ndjekësit në rrjetin e tij social, pasi këta të fundit janë ankuar rreth publikimit të skandalit të rrogave.

Referuar administratës e rrogave të tjera të ‘këshilltarëve’ që janë bërë publike, një prej tyre e ka pyetur se pse shpenzohen ato shifra. Ndërsa Rama, duke iu shmangur pyetjes shkruan se janë rrogat e privatit.

REPLIKAT

“Përse duhen tërë ata parazitët të marrin rrogat kot në kurrizin tonë?”- shkruan një prej tyre.

“Rrogat për të cilat flet janë të sektorit privat ndërsa shërbimet janë të shtetit,”- ia kthen Rama.

“Si i kursen ti qytetarëve me 30 mijë orë pritje në vit, kur viti ka 8760 orë,”- shkruan një tjetër komentues.

“Të gjitha orët bashkë flori”, jo të një individi, se kështu matet ky hall përderisa 7X7 nuk bëjnë 42,”- ia kthen Rama duke ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha.

“Lëri budalliqet por jepu përgjigje shqiptarëve për këtë që u ke bërë me daljen e të dhënave personale,”- vijon një tjetër komentues.

“Qetësohu dhe mendohu sepse është shumë kuptimplotë kjo histori,”- shkruan Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re