Arjan Çani dhe Grida Duma, kanë patur një debat të fortë në emisionin “Të Paekspozuarit”, për situatën në PD.

Çani i tha Dumës, se të gjithë personat që u rreshtuan me Bashën dhe lejuan përjashtimin e Berishës si një vendim personal të Bashës, “janë bashkëfajtor”.

Pjesë nga debati: 

Arjan Çani: Rreshtohuni të gjithë me më të fortin. Këtë duhet të bëni. Vetëm raporti i forcave vlen në botë. Të tjera janë për të gënjyer njerëzit.

Andi Bushati: Je gabim, ka rregulla demokratike.

Grida Duma: Ngërçi është krijuar nga konflikti Basha-Berisha.

Arjan Çani: Jeni të gjithë bashkëfajtorë. Përse lejuat ju të përjashtohej Berisha më një telefon? Jeni bashkëfajtorë!

Grida Duma: Basha dhe Berisha ishin të shkrirë me njëri tjetrin.

Arjan Çani: Po ju ça’ ishit, kukulla ishit ju?

Grida Duma: Mua më thua kukull ti? Unë kam folur për lista të hapur. Unë i kam bërë sakrificat e mia. Mua sme interson të jem deptuete e një partie që ka vajtur 6%. Ti thua bëni zgjedhje me një parti që ka vajtur 30% i vetëvetes.

Arjan Çani: Nuk është kjo logjika. Këto janë spekulime.

Grida Duma: Këto janë fakte, vota. Të dyja gjysmat janë më pak se PD e madhe. Nëse do të bësh zgjedhje sot, nuk po bën zgjedhje në PD. Shumica e demokratëve e kanë abroguar këtë proces.Kur ata e bëjnë një hap prapa, ikin nga konflikti personal. Kjo nuk është situate e demokratëve, por atyre të dyve, që partia i pranoi të ishin në traditën e vazhdimësisë. Thamë nuk e ka virtyt PD, atëvrasjen.

Arjan Çani: Ne duhet të jemi pak më të ftohtë kur analizojmë Bashën. Zgjidhja që propozon Grida, që ai të japë dorëheqjen vetë… Ata nuk kanë pse të lodhen me këtë punë. Detyra e tyre, është të mblidhen 50 + 1 të grupit dhe ta heqin nga grupi. Ti thonë nuk kemi më punë me ty. Ky do të ishte hap i parë. Nëse këta janë të bindur që Basha nuk po e bën detyrën, përse nuk e largojnë nga grupi parlamentar? Në një vend normal, do të ndodhte kjo gjë.

Grida Duma: Një lëvizje e tillë nisi. Ka një dokument me firma. Kam thënë që do të firmosim çdo dokument për dorëheqjen. Është kërkuar nga ana e tij qetësim i situatës, që ai ta bëjë vetë këtë gjë. Nuk ka sens që ne të diskutojmë në çdo mbledhje të njëjtën gjë. Grupi pastaj kur sheh që nuk ka reflektim dhe tërheqje… Pra midis një dhe dy javësh të ketë një reagim të tij.

Arjan Çani: Pra në fund të marsit…

Ylli Rakipi: Po prit o Arjan, se ky thërret kryetarët dhe u thotë arrestohet Berisha për një javë…

Grida Duma: Janë thashetheme që hapen për diversion. Thuhen edhe nga këto, po.

Arjan Çani: Grida thotë do të marrim masa deri në fund të marsit. Cfarë masash të tjera përveçd pezullimit?

Grida Duma: Ka edhe të tjera, por mos më bëni të flas për masa që duhen diskutuar brenda grupit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re