Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur komentuesve në rrjetin e tij social në Facebook në lidhje me rritjen e çmimeve që sot do të ngreje në protest shqiptarët.

Një nga komentuesit e pyet Ramën se çfarë do bëjnë pensionistët me këto rritje çmimesh, ndërsa Rama i përgjigjet se çmimet i vendos tregu i lirë, pasi nuk jemi në komunizëm.

Një tjetër shkruan se nuk kanë bukë në shtëpi, por kryeministri Rama shton se shqiptarëve s’u ka munguar kurrë buka.

Pjesë nga komentet:

Komentuesi: Boll mor burr, boll! Ti po i ben hallall, por dit per dit ky avaz . Merziten njerezit qe nuk kane buk ne shtepi, dhe me beso qe ka shume.Shiko detajet tani, ju ka ardhur Koha. Kuptome!

Rama: Per cilin avaz e ke fjalen i dashur Leon dhe sa per buken, shqiptareve buka nuk u ka munguar as ne kohet me te zymta te historise se tyre, keshtu qe ndjese po komunikimi me njerezit eshte detyre e imja dhe nuk quhet avaz po quhet bashkejetese demokratike!

Komentuesi: Rinia ka ikur jashte o zoteri

Edi Rama: Keta qe sheh te duken pleq ty i dashur Leonard dhe si keta ka qindramijera neper shkollat e universitetet tona

Komentuesi: Rritja e çmimeve ku do shkojme ne pencionistet ne varr ….shkofte gjith politika e hajdutave….

Edi Rama: Çmimet nuk kane lidhje me politiken po me tregun e lire sepse nuk jemi ne komunizem kur cmimet i vendoste shteti dhe kur çmimet rriten kudo ne te gjithe planetin, nuk ka se si te ulen ne Shqiperi, jo se s’do politika po se ky eshte sistemi i ekonomise se tregut!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re