Skip to content

REPLIKAT/ “Vajti kilja vajit si kilja mjaltit”, Rama-komentuesit: I dashur, e kemi ndërruar sistemin në ‘90

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave që bëhen ndaj qeverisë në lidhje me rritjen e çmimeve. Ndërsa ka publikuar në rrjetet sociale një postim në lidhje me rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, Rama ka hasur në komentin e një qytetari i cili i ka kërkuar “llogari” për rritjen e çmimeve të ushqimeve.

“Bravo me këtë rast rriten çmimet e ushqimeve pak më shumë e rrogat po aq… Mos ndërto më shkolla se vajti kilja e vajit si kile mjalti”, shkruante qytetari.

Ndërsa Rama shkran se sistemi është ndërruar në vitin 1990 dhe nuk i përcakton shteti çmimet, por tregu.

“Po çfarë lidhje ka ndërtimi i shkollave me kilen e vajit! I dashur ne e kemi ndërruar sistemin në vitin 1990 dhe çmimet në këtë sistem i përcakton tregu, jo shteti, quhet kapitalizëm, jo komunizëm…”, shkruan Rama.