Deputetët e opozitës kanë vazhduar aksionin e tyre duke bllokuar Komisionin e Sigurisë, ku do të diskutohej për marrëveshjen e arritur nga Kryeministri Edi Rama me homologen Giorgia Meloni për emigrantët.

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, njëkohësisht nënkryetar i këtij komisioni, u ul në karrigen e kryetarit Nasip Naço, duke i zënë vendin.

Gjatë debateve mes tyre Noka u shpreh se kreu i qeverisë Edi Rama i trajton deputetët e PS-së si kartona. Ndërsa Nasip Naço, i cili qëndronte në këmbë pranë Nokës, vendosi të zhvendoste mbledhjen online.

Ndërsa deputeti i PD-së ironizoi vendimin e tyre, duke iu drejtuar që “bëjeni mbledhjen tek zyra e Lindës së Parlamentit”.

Replikat:

Flamur Noka: Ne deputetët e Rilindjes, i kemi kolegë, por Rama nuk i trajton si deputetë por si kartona.

Nasip Naço: Do të vazhdojmë online

“Po pse online”, i drejtohen deputetët e PD-së, ndërsa Naço u përgjigjet: “S’na lini ju”, dhe largohet nga salla ku do të zhvillohet mbledhja.

Flamur Noka: Bëjeni tek zyra e Lindës së Parlamentit, atje bëni mbledhje

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re