Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar gazetarin Erjon Skëndaj që sot u vlerësua me çmimin ”Reporteri i Vitit” nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Meta e cilëson Skëndajn si zëdhënës i pakompromis i interesit të opinionit punlik dhe i spikatur mes kolegëve për kurajon e lartë.

Për më tepër Meta thekson se gjatë këtij viti të pandemisë Skëndaj ka raportuar nga terreni pasojat e rënda të pandemisë dhe është shndërruar në model të gazetarisë profesioniste.

STATUSI NGA ILIR META
Urime të përzemërta gazetarit të mirënjohur, Erjon Skëndaj, për vlerësimin plotësisht të merituar si ‘Reporteri i Vitit’, të dhënë nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.
Zëdhënës i pakompromis i interesit të opinionit publik dhe i spikatur mes kolegëve për kurajon e lartë, Erjon Skëndaj përmes raportimeve për plagët sociale të shoqërisë, ka rritur ndjeshmërinë e opinionit dhe ka nxitur reagime institucionale për zgjidhjen e tyre.
Veçanërisht gjatë këtij viti, duke raportuar pa u lodhur nga terreni për pasojat e rënda të pandemisë COVID-19 dhe mbi risqet e shumta për shëndetin e qytetarëve, Erjon Skëndaj është shndërruar në modelin e duhur të gazetarisë profesionale.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re