Komisioni Evropian ka përcaktuar që Republika Çeke duhet të kthejë qindra miliona euro sepse kryeministri Andrej Babis nuk është ndarë aq sa duhet nga kompanitë që morën fondet.

Kjo mund të vendosë një lider tjetër të Evropës Qendrore në kundërshtim me ekzekutivin e BE-së (siç Orban) dhe gjithashtu të dëmtojë Agrofert, një konglomerat i madh që Babis ndërtoi më shumë se dy dekada para se t’ia dorëzonte atë fondeve të besimit në 2017.

Marrëveshja e besimit nuk është e mjaftueshme për të shmangur një konflikt të mundshëm interesi, sipas raportit përfundimtar ende të pabotuar të KE për këtë çështje, duke shtuar se “Andrej Babis mbetet pronari i fundit i Agrofert Holding”.

Sipas gjetjeve paraprake të auditit, të cilat u shfaqën në media në qershor, rreth 17.7 milion euro e subvencioneve të BE-së iu dha gabimisht Agrofert për shkak të konflikteve të interesit dhe parregullsive të tjera.

Media Çeke deklaron se raporti i fundit i KE konfirmoi konkluzionet paraprake.

Komisioni tha që i kishte dërguar rezultatet te autoritetet çecheke, por që përmbajtja e tyre ishte konfidenciale sepse procesi i auditimit nuk kishte përfunduar.

Kompanitë brenda grupit Agrofert, aty ku fsihet pasuria e Babis, i vlerësuar nga Forbes në 3.5 miliardë dollarë, ishin përfituesit e subvencioneve më të mëdha të BE për projekte bujqësore dhe investimesh në Republikën Çeke.

Këto kompani kanë menaxhuar fonde besimi që nga viti 2017, si pjesë e një marrëveshje që Babis ka arritur me autoritetet çeke për ta mbajtur biznesin në përputhje me ligjin e konfliktit të interesave.

Një zëdhënës i Agrofert tha që kompania nuk i ka parë ende rezultatet e auditimit të KE.

Një hetim i BE-së ishte një nga arsyet që bëri që qindra mijëra çekë të protestojnë kundër Babisit në pranverën dhe vjeshtën e këtij viti, në protestat më të mëdha që nga fundi i sundimit komunist 30 vjet më parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re