Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se premtimi që Gjykata Kushtetuese do të ngrihet brenda këtij viti ra.

Në një reagim pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që shkarkoi nga detyra anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi, Manjani paralajmëron se shumë shpejt nuk do të ketë më gjykata Apeli dhe se vendi po shkon drejt kaosit të vetëgjyqësisë.

“As 24 orë nuk kaluan nga çfarë paralajmërova dje. Republika e Ambasadorëve të Shqipërisë është pa Gjykatë Kushtetuese! Premtimi që ‘do ta bëjmë gjykatën brenda këtij viti’, ra.

Më e tmerrshmja nuk është kjo, por shumë shpejt nuk do ketë më gjykata apeli. D.m.th nuk do ketë më asnjë vend për zgjidhje mosmarrëveshjesh sipas ligjit. Vendi po shkon drejt kaosit të vetëgjyqësisë!!! Fajin e ka Macroni…”, shkruan Manjani në Facebook.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re