Maqedonia tashmë do të njihet me emrin,“Republika e Maqedonisë së Veriut”. Ligjvënësit në kuvend, pas një beteje të gjatë miratuan me 81 vota pro 4 amendamentet për ndryshimet kushtetues sipas marrëveshjes së prespës.

 

Pas votimit në parlament, kryeministri Zoran Zaev uroi qytetarët dhe ligjvënësit duke thene se së bashku i hapën vendit dyert drejt antarësimit në NATO dhe Bashkimit Europian.

 

“Uroj qytetarët dhe deputetëve për ndërmarrjen e përgjegjësisë për ndryshimet kushtetuese me të cilin, së bashku i hapëm dyert e nato-s dhe të be-së për republikën e maqedonisë. Në të njëjtën kohë, falenderoj sekretarin e përgjithshëm të nato-s, jens stoltenberg, i cili më përmes një bisede telefonike, uroi të gjithë qytetarët e vendit tone për suksesin historik dhe perspektivat e reja që do t’i happen vendit”.

 

Ndërsa kryparlamentari Talat Xhaferi përshëndeti votimin historik me anë të një postimi në facebook, duke thënë se “rruga e Republikës së Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së vazhdon”.

 

Megjithatë këto ndryshime do të hyjnë në fuqi vetëm pasi parlamenti grek ta ketë ratifikuar marrëveshjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko