Analisti Shpend Gashi është shprehur se rezultati i zgjedhjeve lokale të 14 majit tregon se shqiptarët i ka marrë malli për rezultatet “e frikshme” të Partisë së Punës.
Komentet Gashi i bëri gjatë një interviste për Panorama TV, ku tha se pas kësaj fitoreje të thellë të PS-së dhe mënyrës së mbajtjes së zgjedhjeve, Republika e Shqipërisë është në rrezik.
“Elektronika nuk diskutohet fare, vetë e pranuan elektronikën me kushtet e PS-së, ta mbajnë tani. Kanë dalë pamje që ato makineritë u hodhën në kosh të plehrave. Republika është në rrezik. Edhe vetë patronazhistët kanë qenë të trembur, sepse nuk e kan ditur.
Në KZAZ të ndryshme dilte një i fort i lagjes dhe bënte presion. Ky rezultat do të thotë që neve na ka marrë malli për rezultatet e frikshme të Partisë së Punës. Hajduti di të bëjë atë që bën më mirë, të vjedhë. Ty ai të vjedh dhe të blen.
Ja karta e identitetit të një të moshuari që e ka skadencën për 70 vite. Zotëria e ka në 15.09.2071. Është veteran i 44-trës. Kjo nuk është qesharake, kjo është të vajtosh. Qesharake është të shikosh familjen kuqezi. Pushteti është pushtet. Nëse nuk është kapur çdo gjë, po kapet, është tregues.
Unë dua të hy në shtëpinë time, ti më nxjerr nga shtëpia ime, ku të shkoj unë. Harrohet nëna baba kur shkon në botën tjetër për 3 ditë, jo ti që nuk votove”, u shpreh Gashi.
