Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, kanë nisur hetimet te cilat kane si qellim shkarkimin e presidentit Joe Biden. Ata organizuan seancën e parë per largimin e kreut te shbtepise se bardhe duke pershkallezuar një hetim 8 mujor korrupsioni.
Udhëheqësi i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, deklaroi se hetimet kanë në qendër dyshimet se Hunter Biden, djali i presidentit ka përdorur dhe shfrytëzuar pozitën e të atit në aktivitete e tij të biznesit.
Disa nga verifikimet përfshijnë kontrrollet bankare te familjes biden dhe deshmite e bashkepunetoreve per te vertetuar perfshirjen e tij.
Ndërkohë Shtëpia e Bardhë i ka mohuar akuzat duke e konsideruar procesin si “pengesë politike”.
Presidenti Joe Biden vijon fushatën i qetë teksa paralajmeroi se Trump dhe aleatet e tij paraqesin rrezikshmeri per demokracinë.
Ende është shumë herët për të kuptuar nëse hetuesit e Kongresit do të kërkojnë votim në Kongres, për shkarkim të Biden, pas përfundimit të seancave.
Djali i presidentit , Hunter Biden është akuzuar penalisht për tri shkelje, përfshirë atë se ka gënjyer kur ka blerë një armë.