Mitt Romney është senatori i parë republikan që uron Joe Biden dhe Kamala Harris për fitoren e zgjedhjeve presidenciale.

“Ann dhe unë përgëzojmë Presidentin e sapozgjedhur Joe Biden dhe Z/Presidenten e sapozgjedhur Kamala Harris,” shkroi Romney në Twitter.

“Të dy i njohim si njerëz me vullnet të mirë dhe karakter të vlefshëm. Ne lutemi që Zoti t’i bekojë ata në ditët dhe vitet përpara”.

Romney ishte kandidati republikan për president i Shteteve të Bashkuara në 2012, kur humbi nga Barack Obama dhe Biden.

Vlen të përmendet se, me fitoren e Biden, shumica në Senat mbetet republikane.

Sipas raporteve të mediave botërore, Biden ka shumë të ngjarë të vijë në pozicionin e presidentit dhe Senati do të jetë nën kontrollin e Republikanëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re