Skip to content

Reshje bore dhe rrëshqitje gurësh, bllokohet rruga Theth-Ndërlysaj

473727933 1156909546437159 7894477772338851708 n e1737618387789

Zonat malore të Bashkisë Shkodër janë prekur nga moti i keq, shoqëruar me reshje bore dhe rrëshqitje dherash e gurësh.

Rruga Theth-Ndërlysaj është e bllokuar për shkak të rrëshqitjes së një masivi inertesh. Kjo rrëshqitje ka bllokuar edhe kanalin e ujit që furnizon HEC-in në Ndërlysaj.

Bashkia Shkodër po punon për zhbllokimin e këtij aksi rrugor.

Në aksin Bogë-Theth rruga është e kalueshme dhe po mbahet nën vëzhgim nga firmat kontraktuese.

“”