9 janar- Reshjet e dëborës dhe ngricat e ditëve të fundit kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në disa akse të bashkisë së Beratit.

“Problematike mbetet situata në akset: Berat – Sinjë, Berat – Roshnik, Berat – Karkanjoz, Ura e Vodicës – Bogdan – Qafë – Dardhë”, bën të ditur bashkia e Beratit.

Duke marrë në konsideratë situatën e motit, bashkia i bën apel përdoruesve të rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

“Drejtuesit e mjeteve duhet të vendosin zinxhirë për të qarkulluar në këto rrugë, si dhe të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit”, sqaron bashkia.

Punonjësit e bashkisë kanë hedhur kripë në rrugë, ndërkohë që në dispozicion është vendosur edhe një zjarrfikëse./k.s/ /a.g/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re