Mbrëmjen e sotme qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e dëborës.

Reshje të dendura bore kanë rënë në fshatin Dardhë. Për shkak të pranisë së borës, mësohet se ka pasur edhe probleme në qarkullimin e automjeteve.

Kujtojmë se nga dita e djeshme është vënë re një ulje e ndjeshme temperaturash në vend.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit u ulën sot në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga -2°C mëngjesi në zonat malore deri në 17°C mesdita në zonat jugperëndimore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re