Ashtu siç u paralajmëruar nga Emergjencat Civile, gjatë orëve të fundit, i gjithë vendi është pushtuar nga moti i keq i shoqëruar me reshje intensive dhe stuhi të forta.

 

 

 

Për pasojë janë disa qarqe të prekura ku janë raportuar probleme me përmbytjet apo bllokim të rrugëve.

 

 

 

Ministri i mbrojtjes Niko Peleshi u shpreh se janë marrë masat nga institucionet dhe nëse është e nevojshme do të nisë evakuimi i banorëve.

 

 

 

Problematike paraqitet situata në Vlorë.  Si pasojë e erërave të forta gjatë natës janë rrezuar pemët në zonën Dukat-Fushë cka ka sjellë bllokimin e qarkullimit. Probleme ka patur edhe në Unazën e re të qytetit në lagjen 10 Korriku.

 

 

Ndërsa lundrimi për mjetet e vogla dhe ato te peshkimit në Vlorë  është pezulluar deri diten e martë.  Era e fortë ka sjellë dhe ndërpreje të energjisë gjatë natës në disa zona si Radhimë, Dukat, Llogora, Orikum etj.

 

 

 

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në Durrës. Më problematike mbetet situata në zonat periferike të cilat përmbyten sa herë që ka intensitet të lartë reshjesh. Siç shihet edhe nga pamjet, uji u ngrit deri në nivelin e trotuareve te zona rreth e rrotull Stadiumit, ku qarkullimi i mjeteve u bë i vështirë.

 

 

 

Në qarkun e Shkodres reshjet e shiut sollën bllokimin e segmentit Shkrelë- Bogës, gjithashtu kjo zonën është pa drita dhe me rrugë të mbyllura nga vërshimi ujit dhe rrëshqitja e dheut.

 

 

Ndërsa në Lezhë janë rritur ndjeshëm prurjet në lumin Drin. Sa i takon rurgëve, raportohen problemet e para të rënies së dherave në Torovicë, Mirditë etj. Edhe në këtë qark nga era e fortë shumë fshatra janë pa energji elektrike si Kallmeti, Torovica, Rraboshta, Fishtë, Zejmen etj.

 

 

 

Në Fushë-Krujë vijon të mbetet problematike nënkalimi në autostradën në Fushë-Mamurras. Pamjet tregojnë se ky nënkalim është mbuluar nga uji duke vështirësuar kalimin e mjetev.e

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re