I gjithë qarku Elbasan që prej orëve të para të mëngjesit është përfshirë nga reshje shiu e në disa pjesë të qarkut ka qenë i shoqëruar me erëra të forta.Reshjet e shiut kanë qenë të lehta deri në mesatare e me shtrirje në gjithë qarkun.Institucioni i Prefektit ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e Emergjencave Civile në 7 bashkitë e qarkut, me disa nga degët territoriale dhe me të gjitha firmat kontraktuese për mirëmbajtjen e akseve rrugore nacionale për çdo situatë.Edhe nga raportimet e fundit por edhe gjatë gjithë ditës qarku ynë nuk u përfshi nga situata apo ngjarje emergjente.

Rezulton se:-Rrugët janë të hapura për qarkullimin e mjeteve.-Furnizimi me energji elektrike është i plotë pa ndërprerje.-Prurjet e lumenjve e përrenjëve janë të ulëta e nuk paraqesin rrezik.-Niveli i rezervuareve është brenda parametrave të sigurisë.

Strukturat e sektorëve të Emergjencave Civile në 7 bashkitë e qarkut janë në gatishmëri për çdo situatë e cila do të vijojë edhe në orët në vijim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re