Skip to content

Reshje intensive në Vlorë më 17-18 nëntor, qytetarët paralajmërohen për rrezik përmbytjesh

583284884 855626893685740 9103111947304268123 n


Ujësjellësi i Kanalizimeve Rajonale Vlorë, këtë të dielë, duke iu referuar njoftimit të Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, në një njoftim në rrjetin social Facebook, ka paralajmëruar qytetarët e Vlorës se dita e hënë dhe e martë do të përfshihet nga reshje shiu mesatare deri lokalisht intensive.

Njoftimi u bë thirrje qytetarëve të tregohen vigjilentë për çdo situatë dhe të respektojnë thirrjet dhe këshillat e autoriteteve.lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=16&loc=https%3A%2F%2Feuronews.al%2Freshje intensive ne vlore me 17 18 nentor qytetaret paralajmerohen per kujdes%2F&referer=https%3A%2F%2Feuronews

“Referuar njoftimit të Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, ditën e hënë, më datë 17 nëntor, dhe ditën e martë, më datë 18 nëntor, qyteti i Vlorës parashikohet të përfshihet nga reshje shiu mesatare deri lokalisht intensive. Ju lutemi të tregoheni vigjilentë për çdo situatë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve. Jeni të lutur të shmangni parkimin e automjeteve në zonat me risk të lartë. Grupet tona do të jenë të angazhuara në marrjen e masave paraprake, si dhe do të jenë në terren në monitorimin e situatës, duke ndërhyrë sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme”, thuhet në postim.