Moti për ditët në vazhdim deri në përfundim të muajit maj pritet të jetë me surpriza, ku do të mbizotërojnë reshjet e shiut pas orës 14:00. Sipas parashikimit nga sinoptikania Lajda Porja tha se qytetarët duhet të presin për ditët e nxehta pasi pranvera ka qenë më tepër një zgjatje e dimrit.

Ajo theksoi se në disa zona të vendit pritet të ketë dhe stuhi breshëri dhe se reshjet e shiut do të jenë prezentë deri më 10 qershor.

Sakaq shtoi se pushimet e verës për plazh mund të bëhen deri në vjeshtë pasi do të ketë një s’postim dhe temperaturat do të jenë të larta në këtë periudhë.

“Pranvera ka qenë më shumë një zgjatje e dimrit. Ende ditët e nxehta do duhet t’i presim. Aktualisht moti është i kthjellët. Temperaturat janë të larta. Presim pas orës 12 nisjen e vranësirave. Deri në 8 të mbrëmjes vendi do përfshihet nga rrebeshe shiu dhe breshri. Elbasani, Berati, Korça, do kenë ministuhi breshëri. Reshjet do jenë prezentë deri më 10 qershor. Nëse bëjmë një krahasim me vitin e kaluar, ka një ndryshim të madh, ku maji ka qenë i qëndrueshëm, reshjet kanë qenë shumë më pak prezentë.

Kjo verë është ndryshe nga verat e tjera. Do të kemi ditë me diell, nuk do mungojnë stuhitë tropikale. Do t’i kemi gjithë verës. Ndryshe nga verat e tjera, do kemi një zgjatë të verës në vjeshtë. Ka një s’postim. Për të gjithë ata që pushojnë në korrik e gusht, do kenë mundësi të pushojnë dhe në shtator. Nuk është se do të mungojnë ditët me diell e temperatura të larta. Piku do jetë korriku dhe ditët e para të gushtit. Stuhitë do të zgjasin rreth një orë e më pas do të kemi sërish diell”, tha ajo për News24.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re