Reshjet e shumta të shiut, erërat e forta dhe dallgët deri në shtatë ballë kanë sjellë pezullimin e nisjes së tragetit nga Durrësi për në Bari si dhe përmbytje në zona të ndryshme.

Mësohet se asnjë traget nuk është nisur nga Durrësi drejt Barit si dhe anasjelltas.

Gjithashtu shirat e shumtë kanë sjellë përmbytje në fshatin Murqinë. Një ditë më parë u pezullua nisja e tragetit nga Vlora drejt Brindisit dhe lundrimi i anijeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re