Skip to content

Reshje shiu dhe dëbore, ja çfarë pritet të ndodh me motin ditën e diel në këto zona

Progetto senza titolo 4

Ditën e diel moti deri në orët e mesditës parashikohen kthjellime dhe alternime vranësirash deri të dendura.

Pas orëve të mesditës mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Në mënyrë tepër të izoluar dhe në periudha tepër afatshkurtra në orët e mbrëmjes reshjet me intensitet deri dhe të lartë do të jenë të shoqëruara edhe me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve do ketë rreshje dëbore me intensitet mesatar dhe në periudha tepër afatshkurtra stuhi dëbore.

Në zonën e verilindjes në lartësitë mbi 600-700 do ketë rreshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar. Në zonën e juglindjes në lartësitë mbi 700-800 metër rreshje dëbore me intensitet të ulët dhe në lartësitë mbi 1000 metër me intensitet deri në mesatar.

Vlen për tu përmendur edhe elementi i erës e cila ditën e diel deri në orët e mesditës do të fryjë intensive dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore tepër intensive me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 12-22 m/s.