Vjeshtës së zgjatur me temperatura të larta, i ka ardhur fundi, tashmë vendi ynë do të përfshihet nga reshje shiu dhe dëbore duke filluar nga nata që lamë pas, për të vijuar edhe gjatë ditës, por duket se reshjet më të mëdha do të bien të martën e javës që vjen.
 
Sipas Meteoalb reshjet e shiut dhe të dëborës kanë filluar që mbrëmjen e së shtunës për të vijuar dhe këtë të dielë në zonat Jugore.
 
Zonat Qendrore dhe Veriore paraqiten me reshje te izoluara. E hena permireson perkohesisht kushtet e motit por mbremja dhe e marta ri-sjellin reshjet ne territor.
 
Ndërkohë temperaturat e ajrit mbeten te uleta ne fundjave dhe te henen ndersa rritje graduale pritet per te marten dhe ne vijim; me e ndjeshme ne temperaturat minimale te cilat parashikohet te kalojne ne vlera mbi Zero.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re