Zjarret e ditëve të fundit do të vijojnë të jenë një rrezik për vendin tonë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, niveli më i lartë i rrezikut pritet të jetë në qarkun e Fierit.
 
Ndër të tjera IGJEUM bën me dije në të dhënat e tij se qarqet e tjera që do të vijojnë të jenë të rrezikuara janë ai i Shkodrës, Lezhës dhe Kukësit.
 
Ndërkohë përsa i përket reshjeve të shiut pasditen e kësaj të diele dhe të hënën priten reshje me intensitet të dobët në qarqet Korçë dhe Gjirokastër.
 
Të hënën pritet që temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15 / 22 °C
në vendet e ulëta: 15 / 25 °C
në vendet malore: 8 / 20 °C
Ndërkohë që era pasditen e së dielës dhe të hënën do të fryjë e lehtë deri  mesatare, ndërsa në bregdet dhe në zonat malore deri e fortë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re