Skip to content

Reshje shiu dhe shtrëngata, çfarë ndodh me temperaturat

moti 1

Gjatë ditës së sotme do të ketë reshje shiu, të shoqërur edhe me ulje temperaturash.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi ynë sot do të karakterizohet nga moti i vranët në të gjithë territorin.

Persëri do të na shoqërojnë reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Por prej orëve të pasdites në zonën e veriut dhe atë të qendrës kemi ndërprerje të reshjeve dhe ato mbeten kryesisht në zonën e jugut.

Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen nga 5°C në zonat malore deri në 12°C në ato të ulta dhe ato bregdetare.

Për shkak të ndryshimit të masave ajrore në më të freskëta se sa sot; nesër pritet një rënie në temperaturat e mesditës.

Në këtë mënyrë ato parashikohen jo më shumë se 10°C në zonat malore dhe 18-19°C në ato të ulta dhe ato bregdetare.