Këtë të mërkurë vendi ynë pritet të vijojë jetë nën ndikim të masave ajrore të paqendrueshme.

 

Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimi.

 

Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim të vendit me intensitet deri mesatar hera-herës reshjte pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtëra. Ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut priten të jenë me intensitet të dobët të karakterit lokal.

 

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila në brigjet jugore të vendit pritet të fitojë shpejtësi deri në 12m/s. Valëzimi i forcës 3 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

 

në zona malore 0 deri 9°C

 

në zona e ulëta 2 deri 17°C

 

në zona bregdetare 7 deri 17°C

https://berati.tv/wp-content/uploads/2023/02/makina-me-qera.png