Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se dita e hënë parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet deri mesatar.

Në verilindje- lindje në lartësitë mbi 500-600 metra, në jug-juglindje në lartësitë mbi 700-800 metra reshje bore me intensitet deri mesatar.

Era parashikohet të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15-20m/s.

Valëzimi i forcës 5-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 5/13 Re shi

Kukës 3/9 Re shi bore

Lezhë 5/13 Re shi

Dibër 0/6 Re shi bore

Durrës 4/14 Re shi

Tiranë 6/15 Re shi

Elbasan 3/14 Re shi

Berat 4/17 Re shi

Vlorë 6/16 Re shi

Korçë -1/8 Re shi bore

Gjirokastër 4/14 Re shi

Sarandë 6/15 Re shi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re