Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

 

Moti pararshikohet të jetë kryesisht i vranët e intervale të shkurtëra me diell.

 

Reshje shiu të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët e lokalisht me intensitet deri mesatar.

 

Në relievet malore në lartësin mbi 700 metra në veri-verilindje dhe në lartësin mbi 900 metra në juglindje reshje në formën e dëborës me intensitet të ulët.

 

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 10m/sek, shoqëruar me valëzimin ne dete të forcës 2-3 ballë.

 

Temperaturat parashikohen, në zonat malore 2 deri 7°C, në zonat e ulëta 6 deri 14°C, në zonat bregdetare 10 deri 14°C.vizionplus.tv

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re