“Ditën e martë, i gjithë vendi pritet të përfshihet nga reshje shiu por edhe dëbore në zonat malore për shkak të masave ajrore më të ftohta me origjinë nga pjesa e Evropës Veriore.

Vendi do të preket nga i ftohti arktik dhe temperaturat do të pësojnë rënie në të gjitha qytetet”, tha meteorologia e RTSH, Rezarta Xhakollari.

Sakaq, sipas SHMU, “Në lartësitë mbi 1600 metër, reshjet do të
kthehen në dëborë me intensitet të ulët. Përmirësimi i motit do të vijë
ditën e mërkurë deri të enjten në mesditë, kohë në të cilën do të
përkeqsohet sërish.

Era më e vrullshme, parashikohet ditën e mërkurë nga verilindja, e më tej pritet rënia e temperaturave nën 0 ºC si në tabelë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re