Reshjet e dëborës kanë përfshirë juglindjen e vendit deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Më të dendura këto reshje kanë qenë në lartësite mbi 900 metra, aty ku trashësia e dëborës ka shkuar deri në 20 cm.

Ditën e sotme nuk paraqiten probleme në akset rrugore nacionale, përfshi dhe atë të pikës kufitare të Goricës.

Në akset Korçë – Dardhë, Korçë – Voskopojë rrugët janë të kalueshme por autoritetet këshillojë drejtuesit e mjeteve të përdorin goma dimërore ndërkohë që ndalohet qarkullimi i mikrobuseve në pikën turistike të Dardhës.

Në rrugët e fshatrave të të gjithë zonave malore në lartësitë mbi 1000 metra kalimi këshillohet me zinxhirë, kjo edhe për shkak të prezencës së akullit pasi temperaturat në këto zona variojnë nga – 5 në – 9 gradë celsius.

Me probleme për shkak të trashësisë së dëborës paraqitet aksi rrugor Shtyllë – Vithkuq, në veçanti në majë të Mashkullores aty ku dhe trashësia e dëborës ka shkuar në 25 cm.

Te izoluara për shkak të daljes së përroit si dhe rënies së shkëmbinjve janë fshatrat Dushar dhe Zerec në bashkinë e Maliqit.

Kalimi me zinxhirë bëhet në të gjithë fshatrat e Devollit të Sipërm ashtu siç bëhet dhe në fshatrat e njësive administrative malore të Pogradecit, Dardhas, Velçan, Proptisht e Trebinjë.

Prohleme me energjine elektrike gjatë ditës së sotme ka pasur vetëm në fshatrat të njësise administrative Çlirim në bashkinë e Kolonjës ndërkohë që në fshatrat e tjerë të juglindjes ka patur ndërprerje të herëpashershme të energjisë.Me probleme gjatë orëve të fundit paraqitet situata në fshatrat e njësive administrative Çerrave dhe Dardhas në bashkinë e Pogradecit.

 

Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur emergjenca përfshi dhe ato mjekësore

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re