Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar situatë problematike në fshatrat Zëmblak dhe Shamoll, në Korçë.

Burime për Panorama bëjnë me dije se reshjet e dendura kanë bërë që përrenjtë kanë dalë nga shtrati dhe kanë shkaktuar përmbytje në disa rrugë të fshatit. Mësohet se uji ka vërshuar dhe në banesë, ku në terren ndodhen ekipe të emergjencave, ende nuk dihet për dëmet e shkaktuara.

Aktualisht po ndërhyhet për të hapur rrugët e brendshme të fshatit.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re