Skip to content

Reshje të dobëta shiu dhe temperatura të larta/ Njihuni me parashikimin e motit për sot

Për ditën e Diel vranësirat në relievet kodrinore – malore në jug dhe lindje do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia e shtrëngatave apo rrebesheve të izoluara dhe afatshkurtra.

Vlen për tu theksuar se: për shkak të lagështirës së lartë në ajër si dhe prezencës së vranësirave (zagushi) temperaturat e larta të mesditës, do të ndihen disa gradë më shumë për trupin e njeriut se sa ato të matura nën hije në kafazin meteorologjik.