Prej mbrëmjes së djeshme moti i keq ka pëfshirë vendin tonë, pasi në veri ka pasur reshje të mëdha dëbore.
Reshjet e dendura të borës gjatë natës së sapo lamë pas në zonën e Fanit të Mirditës, kanë krijuar vështirësi në qarkullim, duke sjellë probleme edhe në Rrugën e Kombit.
Trashësia e borës ka arritur në disa centimetra, ndërsa rrëshqitja e një kamioni ka shkaktuar bllokimin e këtij aksi rrugor.
Mjetet borëpastruese ndodhen në terren dhe po punohet për rikthimin e normalitetit në qarkullim.
