Këtë të Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

 

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh e vranësirash në shtim në orët e mesditës. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në jug të vendit.

 

Era do të fryjë me drejtim juglindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e lugina era fiton shpejtësi deri 11m/s duke bërë që valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:në zonat malore 7 deri 25 °Cnë zonat e ulëta deri 10 deri 28°Cnë zonat bregdetare 15 deri 29°C

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re