Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se janë rikthyer reshjet e dëborës me intensitet mesatar në akset rrugore Hani i Hotit – Tamarë, Bogë – Theth, Ura e Zapodit – Shishtavec, Bulqizë – Peshkopi dhe  Boboshticë – Dardhë.

Mjetet borëpastruese po punojnë  për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës, ndërsa qarkullimi vazhdon pa ndërprerje.

ARRSH rekomandon përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, për shkak të lagështisë në rrugë, të përdorin goma dimërore, në zonat me reshje bore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re