Autoriteti Rrugor Shqiptar, paraditen e kësaj të hëne (27 nëntor) ka njoftuar mbi situatën e rrugëve në vend.

Sipas ARRSH, reshje dëbore ka patur vetëm në Llogara mbrëmë dhe sot, ndërsa thekson se është punuar për pastrimin e rrugëve.

Në të gjitha akset e tjera nacionale, qarkullimi kryhet pa probleme.9

“Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes reshje dëbore ka pasur vetëm në Llogara ku është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës

Temperaturat kanë qenë të ulëta, deri në -7 në zonat malore

Grupet e punës të mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje në të gjitha akset me prezencë dëbore për shpërndarjen e kripës me qëllim evitimin e ngricave

Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re