Ministri i Brendshëm Taulant Balla njofton se aksi Librazhd -Pogradec i është rikthyer normalitetit, dhe është plotësisht i kalueshëm.

Për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dendura të dëborës, ky aksi më herët ishte i bllokuar, duke mos mundësuar kalimin e automjeteve.

Balla ndër të tjera bën me dije se Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë dhe pastrimin e rrugëve në të gjithë vendin.

“Qafë Thanë-Reshjet e dëborës krijuan një situatë të vështirë, por në këtë moment aksi rrugor Librazhd-Pogradec është plotësisht i kalueshëm. Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë dhe pastrimin e rrugëve në të gjithë vendin”, thotë Balla.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re