Skip to content

Reshjet e borës në vend/ Në qarkun e Korçë automjetet në vështirësi për të qarkulluar, ku janë akset rrugore të kalueshme vetëm me zinxhirë

Territori i qarkut të Korçës, i përfshirë nga reshjet e borës ka hasur vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Aktualisht po punohet nga autoritetet për pastrimin e borës si në qytet ashtu dhe në akset nacionale.

Akset rrugore Qafë Thanë-Pogradec-Korçë- Bilisht është i kalueshëm pa zinxhirë

Akset rrugore Boboshticë- Dardhë, Voskop -Voskopojë, Zvezdë- Pustec, Korçë- Vithkuq dhe Qafë Qarr-Ersekë-Leskovik janë të kalueshme me zinxhirë.

Vijon të jetë e pakalueshme aksi që lidh Vithkuqin me fshatin Shtyllë dhe Panarit. Ku tek ky i fundit banorët kanë mbetur të izoluar  që prej borës së parë.

(E.G/Faxweb.al)

/faxweb