Ulja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë edhe rreshjet e pandërprera të dëborës në të gjithë rrethin e Skraparit.

Të filluara që prej natës së djeshme dëbora ka mbuluar gjithçka në çdo fshat dhe zonë malore, ndërkohë që trashësia e saj ka arritur deri në 20-25 cm.

Rreshjet e pandërprera të dëborës,që filluan mbrëmjen e djeshme dhe që vijojnë të bien ende, kanë bllokuar disa fshatra malore në rrethin e Skraparit.

Edhe pse raportohet se të gjitha akset nacionale të qarkut të Beratit janë të hapura dhe me qarkullim të pandërprerë, 4 fshatra rreth malit të Tomorrit janë të izoluar nga dëbora, ndërkohë që nën pushtetin e dëborës 6 fshatra të tjerë, ku kalohet me zinxhira.

Bëhet fjalë për fshatrat e Gjerbës, Dëvrit dhe ndërkohë që fshatrat: Leshnje, Potom, Tomorr, Qafë Dëvri, Zaloshnje dhe Zhepë janë nën pushtetin e dëborës dhe të kalueshme vetëm me zinxhira.

Burime nga OSHEE-ja Berat raportojnë se nuk ka mungesë të energjisë elektrike në asnjë fshat të qarkut të Beratit.

Në disa akse raportohet prezencë ngricash në rrugë, ku më problematik është aski Bogovë-Skrapar, ku duhet të tregohet kujdes në qarkullim.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re