ARRSH ka njoftuar në lidhje me gjendjen e akseve kombëtare pasi vendi u përfshi nga reshjet e shiut dhe të dëborës gjatë mbrëmjes së kaluar. Deri tani, qarkullimi vijon normalisht në Kukës dhe Tropojë, ndërsa në aksin Elbasan-Librazhd po bëhet qarkullimi me dy kalime për shkak të rënieve të inerteve në rrugë. Punime po kryhen edhe në aksin Berat-Çorovodë, por nuk ka asnjë problem në qarkullimin e mjeteve.

Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare: Gjatë natës ka pasur reshje bore në qarkun e Kukësit dhe të Tropojës është punuar për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës, qarkullimi vazhdon normalisht.

Po punohet me mjete e punëtorë në aksin Elbasan-Librazhd pasi ka rënie të inerteve në rrugë, qarkullimi bëhet me dy kalime. Po punohet në Berat-Çorovodë, në segmentin Strelcë-Moglicë, por pa sjellë probleme me qarkullimin.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re