Kreu i emergjencave civile Haki Çako ka dhënë një intervistë për studion e Fax Neës ku u shpreh lidhur me situatën e krijuar si pasojë e ksutheve meterologjike në Shqipëri duke thënë se reshjet e dëborës kryesisht janë përqendruar në veri dhe në verilindje të vendit duke krijuar vështirësi qarkullimi për mjetet në zonat malore.

Ai bëri thirrje që qytetarët të sihin të kujdesshëm dhe të përdorin zinxhirë ose goma dimri për të qarkulluar. Sipas Çakos zonat më problematike paraqiteshin në Theth dhe në zonat turistike malore për shkak të lartësisë ku ndodheshin.

Ndërsa sa i përket Rrugës së Arbërit, Çako tha se ishte krijuar vetëm një situatë vështirësie në Bypass-in e përkohshëm por deklaroi se me ndërhyrjen e policisë ishte zgjidhur problem.

Sa i përket masave të marra, ai shtoi se ishin përgatiturë të gjithë ekipet e emergjencave cilive për të qenë në gatishmëri të qytetarëve kudo që do të paraqiten vështirësi.

Haki Çako:

Reshjet e borës kanë qenë kryesisht në zonat veriore dhe verilindore por nuk ka asnjë lloj problem në akset kryesore të vendit të cilat janë të siguruara dhe nuk mund të bllokohen. Kështu sic po htem situata është stabilizuar. Lumenjtë Vjosa dhe Shkëmbin patën reshje më të shtuara gjatë ditës së djeshme por sot janë stabilizuar dhe nuk kërcënojnë për përmbytje.

Akset më problematike janë zona e Thethit dhe zonat turistike për shkak të lartësisë së madhe. Ndërsa akse të tjera rurale kanë marrë masa dhe nuk paraqiten probleme të veçanta.

Rruga e Arbërit që u hap ditën e djeshme

Në Rrugën e Arbërit, është krijuar një situatë gjatë ditës së djeshme në Bypassin është vështirësuar qarkullimi me pjerrësinë që ka por me ndërhyrjen e policisë është zgjidhur shumë shpejt situata. Ka pasur problematika në disa qarqe dhe vijon të ketë edhe aktualisht.

A mjaftojnë mjetet për të zhbllokuar akset?

Janë mjete të cilat janë në përputhje me kontratat e firmosura nga Autoriteti Rrugor por kemi edhe operatorë në terren për të bërë të mundur menaxhimin sa më të mirë të situatave apo emergjencave që mund të krijohen. Masat e marra janë në bazë të planit kombëtar. Tashmë të gjitha institucionet janë përgatitur për të kaluar cdo lloj emergjence të mundshme.

Problemi i emergjencave civile ka disa faktorë dhe natyrisht strukturat shtetërore kanë përgjegjësi për të ardhur në ndihmë të qytetarëve. Por qytetarët duhet të jenë më të vëmendshëm sidomos në zonat e thella malore ku vështirësohet situata. Por gjitha strukturat janë të përgatitura për të ardhur në ndihmë të qytetarëve në çdo lloj situate. Kryesisht në zonat e thella malore do të duhet patjetër të bëhet me zinxhirë apo me goma dimërore dhe të marrin masa për të mos shkaktuar aksidente rrugore.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re