Në qarkun e Korçës, reshjet e dëborës kanë qenë me intensitet gjatë natës, ndërsa në disa zona vijon ende.

Sipas informacioneve, në Dardhë, trashësia e dëborës ka shkuar deri më 40 cm, në Qafën e Qarrit 35 cm, në Voskopojë 30 cm, në Gjonomadh dhe Lubonjë 50 cm, në Devollin e sipër 10 cm dhe në majën e Mashkullorës rreth 1 metër.

Ka vijuar punë për pastrimin e rrugëve dhe kriposjen e tyre.

Mësohet se për mirëmbajtjen e rrugëve që të mos bllokohem, 4 borëpastruese ndodhen në Qafë e Qarrit,3 në Dardhë dhe 2 në Voskopojë.

Në të gjitha akset dhe segmentet rekomandohen goma dimërorë dhe në disa pjesë të këtyre segmenteve këshillohen drejtuesit e mjeteve të kenë me vete dhe zinxhirët.

Reshjet e borës të shoqëruara dhe me erë kanë sjellë probleme me energjinë në 3 bashki të qarkut; ,Ersekë, Devoll dhe Maliq.

Fshatrat pa energji:

Potgozhan, 200 familje pa energji

Gjyres Bradvice, 24 familje pa energji.

Prenisht dhe Vithkuq, 124 familje pa energji.

Rehovë, 57 familje pa energji.

Gjionç Prodan, 61 familje pa energji.

Grupet e punës ndodhen në terren për rikthimin e energjisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re