Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka filluar procedimin penal për një firmë kontaktuese, e cila kishte për detyrë mirëmbajtjen e rrugës Balldre-Lezhë-Milot.

Sipas njoftimit zyrtar, në këtë aks ka prezencë të dëborës dhe akullit dhe firma kontraktuese ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës e cila nuk mori asnjë masë.

Policia e Lezhës u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjet e panevojshme për shkak se në disa akse ka vështirësi.

JOFTIMI NGA POLICIA

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Policia Rrugore e Lezhë, pavarësisht temperaturave atmosferike të ulëta ndodhet në krye të detyrës

Territori i qarkut Lezhë është përfshirë nga reshje dëbore duke sjell vështirësi në disa akse rrugore për drejtuesit e automjeteve.

Aksi rrugor Balldre-Lezhë-Milot në të gjithë gjatësinë e tij ka prezencë të dëborës dhe akullit.

Nga Sektori i Qarkullimit Rrugor dhe Specialistët e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Lezhë, ka nisur procedimi penal ndaj firmës kontraktuese për mirëmbajtjen e kësaj rruge, për vepren penale “Shpërdorimi i detyrës “, pasi nuk kanë marrë asnjë masë në lidhje me mirëmbajtjen e këtij aksi.

Shërbimet e Policisë  Rrugore të DVP Lezhë, ndodhen në shërbim në të gjitha akset rrugore kryesore, për të drejtuar qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e çdo aksidenti sado i vogël të jetë ai, si dhe për t’i ardhur në ndihmë çdo drejtuesi mjeti që mund të ketë probleme.

Policia e Lezhë u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë,  të tregojnë kujdes maksimal, dhe të përdorin paisjet dimërore për automjetet,si dhe në raste emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë 112

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Njoftim për gjendjen e akseve rrugore në Qarkun e Lezhës ,si pasojë e kushteve…

Posted by Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë on Saturday, February 13, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re