Qarku Korçë, ka patur reshje lokale dëbore me intensitet shumë të ulët, ndërsa subjektet kontraktore kanë vazhduar punën për kriposjen dhe zgjerimin e akseve kryesore nacionale e turistike, duke mundësuar qarkullimin normal dhe pa probleme në këto akse.

Nga bashkitë vazhdon puna për hapjen e rrugëve dytësore e lidhëse: Vithkuq-Shtyllë-Panarit, Voskopojë-Lekas, Qafa e Plloçës-Dardhas-Osnat, Proptisht-Slabinjë-Velçan-Bishnicë, Mollas-Qafzes-Çlirim (Kolonjë), Miras-Vidohovë (Devoll), etj. Vështirësi kalimi ka në zonën e Çlirimit-Ersekë, fshatrat Bishnicë, Shpellë e Jollë, Dardhas e Osnat (Pogradec), Nikolicë e Arrëz (Devoll), etj në të cilat vazhdon puna për kthimin në normalitet të situatës.

Pa energji elektrike janë edhe fshatrat e Njës.Admin. Proptisht të cilët marrin energji elektrike nga Agjenc.Elekt. Përrenjas.

Grupet e punës janë në terren për riparimin defekteve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re