Rreshjet e dëborët që kanë rënë me intensitet të lartë gjatë gjatë natës së djeshme në zonat malore, kanë shkaktuar edhe problematikat e para në qarkun Beratit.

Sipas Shtabit të Emergjencave në Peefekturën e Beratit, reshjet e bëborës janë shoqëruar me bllokime në disa rrugë fshatrash.

Rruga nacionale Berat-Skrapar është e kalueshme, ndërkohë që rruga drejt fshatrave: Potom, Baçkë, Leshnje, Gradec,Çukë dhe Qafë-Dërvi kalohet vetëm me zinxhira.

Burime nga Shtabi i Emergjencave bëjnë me dije se, në këto rrugë është duke u hedhur kripë për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në këto akse.

Sipas konstatimeve në zonë, rruga më e vështirë për të qarkulluar është rruga Kapinovë-Tomorr,rruga drejt Teqesë së Abas Aliut dhe rruga drejt fshatit Novaj./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re