Reshjet e dendeura të shiut gjatë natës së shkuar kanë shkaktuar mungesë të energjisë në disa fshatra në juglindje të vendit.

Burime bëjnë me dije se zona e Zemblakut, disa fshatra ne Pogradec, Maliq, Kolonjë dhe Korçë, vijojnë të jenë ende pa energji elektrike. Në fshatin Leshnic si pasojë e erës së fortë një plep është thyer, por fatmirësisht pa dëmtime në njerëz.

Kujtojmë se reshjet e dendura kanë përfshirë gjithë territorin e vendit, ku probleme ka patur edhe në zonën e Vlorës.

Reshjet do të vazhdojnë të jenë prezente në vendin tonë. Gjatë mesditës pritet të ketë mot të kthjellët, ndërsa gjatë mbrëmjes rikthehen reshjet por në intensitet më të ulët.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 06°C në 11°C, në zonat e ulëta nga 11ºC në 17°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 20°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5-6 ballë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re