Moti i keq ka përfshirë vendin nderkohë Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se reshjet e borës kanë filluar edhe në Qafë-Thanë.

 

Sipas ARRSH, kanë nisur nga puna për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve. Gjithashtu ARRSH, i bën thirrje shoferëve që të tregohen të kujdesshëm në këtë aks dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë për të shmangur aksidentet.

 

Filluan reshjet e dëborës edhe në Qafë Thanë

Po punohet me mjete borëpastruese për pastrimin dhe zgjerimin e rrugës qarkullimi kryhet pa probleme.

Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, në këtë aks, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re