Java ka nisur me reshje të dendura shiu dhe kjo ka shkaktuar dhe problematika në zona të ndryshme.

Bëhet me dije se për shkak të reshjeve të shumta, gjatë natës janë përmbytur varrezat e fshatit Markatomaj në Lezhë.

Shkak i përmbytjes është bërë vërshimi i ujrave të një përroi që gjendet aty pranë.

Për të normalizuar situatën gjatë natës është ndërhyrë nga një ekskavator i Bashkisë Lezhë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re