Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në Maliq. Deri tani raportohen probleme në rrugët kryesore dhe dytësore të fshatit Zëmblak.

Si pasojë e daljes nga shtrati të përrenjve të fshatit uji ka vërshuar jo vetëm në rrugë por ka depërtuar edhe në disa prej banesave të fshatit.

Emergjencat civile, përfaqësues të bashkisë, policisë po punojnë me fadroma për normalizimin e situatës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re