Pas një mungesë të gjatë prej mëngjesit të ditës së sotme në Kukës, kanë nisur reshjet e shiut.

Me një intensitet të lartë, këto reshje pritet të parandalojnë rënien e mëtejshme të nivelit të ujërave në liqenin e Fierzës, që shërben si rregullator edhe për dy hidrocentralet e mëdhenj mbi kaskadën e Drinit, të Vaut të Dejës dhe të Komanit.

Megjithatë, reshjet që sapo kanë nisur ende nuk kanë dhënë ndonjë ndikim të dukshëm, por parshikimet për motin flasin për rënie të reshjeve të shiu edhe në ditët në vijm.

Gjithsesi, ende nuk mund të thuhet se me rënien e reshjeve të shiut ,mund të ndalet rënia e mëtejshme e nivelit të ujërave ku pjesa më e madhe e liqenit aktualisht ngjan me një “’lumë” të qetë ndërkohë që turbinat e prodhimit të energjisë në liqen prej disa ditësh janë mbyllur.

Sipas të dhënave,të tre ditëve më parë niveli i ujit në liqenin e Fierzës, ka arritur në 259 metra mbi nivelin e detit. Pika optimale në liqen është 271 metër, minimale 244 metra ndërsa ajo maksimale kur ka reshje të bollshme shkon në 296 metra.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re